“Pirro Vengu rezulton të jetë në shumë dosje përveç Portit të Durrësit”- Gazetarja Llabani: Brukseli e përmendi me emër e mbiemër Ballukun! Rama e hoqi, por ajo…

Kështu u shpreh sot në studion e “News 24” gazetarja e “Oponencë”, Anduena Llabani. Ajo u shpreh se në Bruksel kanë raportuar dhe raportojnë përfaqësues të drejtësisë për skandalet korruptive, ndërsa hetimet në Tiranë po vijojnë dhe po hskojnë më tej, madje deri tek zyra e kryeministrit.

Ajo e cilësoi çështjen “Balluku” si test për qeverinë shqiptare, ndërsa dha edhe detaje për ish-ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, për të cilin u shpreh se përveç dosjes së Portit të Durrësit për të cilin po bëhen hetime intensive, ka edhe çështje të tjera ku ka hedhur firmën.

“Çështja “Balluku” është një test për qeverinë shqiptare. Jo më kot Brukseli thirri më parë për raportim në BE krerët e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtësisë dhe më pas qeverinë. Atje janë çuar prova për dosjen, materiale dhe të dhëna konkrete. Balluku është përmendur me zë, me emër e mbiemër nga përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, nga eurodeputetët. Balluku u përmend nga drejtues të Parlamentit Europian, që do të thotë se ata janë të mirëinformuar për këtë çështje. Duket sikur Balluku u largua nga qeveria por në fakt ajo ka njerëzit e saj përsëri atje. Nuk e di nëse është bërë me marrëveshje të brendshme apo me kokën e Ramës, por kjo çështje ka rrezikshmëri, si politike ashtu edhe personale”, u shpreh gazetarja.

Dhe më tej shtoi se:

“Çështja Balluku nuk është një aferë e izoluar, por është një test për ekzekutivin dhe drejtësinë e re. Rama me shkarkimin e Ballukut duket sikur nuk donte të ripërsëriste atë që ndodhi me Erion Veliajn, arrestimin në zyrë të stafit të tij. Do të ishte damkë e madhe për të para hapjes së negociatave në Bruksel”.

Sipas Llabanit, hetimet mund të shkojnë edhe më lartë, pasi ka edhe përfaqësues të tjerë të kabinetit që po investigohen, sikurse Pirro Vengu.

“Nëse hetimet që kanë nisur drejt Ballukut do të shkojnë te Rama, atëherë kemi një situatë krejt tjetër politike dhe institucionale. Nëse hetimet që nisën për Ballukun do shkojnë edhe më lart, te paradhoma kanë shkuar, por nëse do shkojnë te Rama direkt”, vijoi ajo.

Dhe më tej dha detaje rreth hetimeve që po bëhen për firmat që ka hedhur Pirro vëngu kur dikur ishte drejtor i Portit Durrës.

“Ka hetime për portin e Durrësit, pra për ministrin Pirro Vengu që ka hedhur firmën atëkohë. BKH ka kryer kontrolle dhe hetime për dosjen. Madje mos harrojmë se Vengu për këtë shkak edhe u promovua ministër, pasi hodhi firmën. Por ka edhe dokumente e dosje të tjera, sepse ka hedhur firmën në dokumente ku nuk duhet të kishte hedhur firmën e tij në ato çështje që kanë të bëjnë me sh.a., si Ministri e Mbrojtjes dhe për këtë po hetohet”, tha Llabani.

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim