Abuzimi me tenderat në Universitetin Bujqësor, SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkohet për të pandehurit (EMRAT)

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lexuar pretencën për të pandehurit në çështjen që lidhet me abuzimet e dyshuara në Universitetin Bujqësor të Tiranës, të cilët po gjykohen me procedurë të shkurtuar pranë Gjykatës së Posaçme.

Prokurori i çështjes, Dritan Prençi, kërkoi dënimet për 24 të pandehur, ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në procedura tenderimi, të akuzuar për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Për katër nga të pandehurit, Edmond Terthorja, Amarildo Lleshi, Serafin Skenderi dhe Altin Murto, u kërkua dënimi me nga 3 vite burg secili, me ulje të 1/3 së masës për shkak të procedurës së shkurtuar, si dhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

🚨A do ta pranojë Gjykata e Posaçme pretencën e SPAK-ut apo do të japë dënime të ndryshme?👇👇

 

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim