Fenomeni do të shihet më qartë në Amerikën Veriore dhe Jugore, ku Hëna do të jetë lart në qiell gjatë totalitetit dhe ngjyra e kuqe do të vërehet më mirë. Zona si SHBA, Kanadaja, Meksika dhe pjesë të Amerikës Latine pritet të kenë pamjen më të plotë të “Hënës së Përgjakshme”.
Pamje shumë të mirë do të kenë edhe Azia Lindore dhe Australia, sidomos Japonia, Koreja e Jugut, Kina lindore dhe Zelanda e Re, ku eklipsi do të ndodhë gjatë natës ose në orët e para të mëngjesit. Rajonet e Paqësorit do ta shohin pothuajse të gjithë ciklin e fenomenit.
Ndërkohë, Europa dhe Ballkani nuk do ta shohin totalitetin, sepse Hëna do të jetë nën horizont në atë kohë. Disa zona të Afrikës Perëndimore mund të kapin vetëm faza shumë të pjesshme, por jo momentin kur Hëna bëhet plotësisht e kuqe.
