PAMJET/ Droni e ndjek nga ajri, agjentët e bllokojnë me 4 makina në Unazën e Tiranës, Vilson Shima me 10 kg drogë dhe 2 armë zjarri

Vilson Shima, një 42 vjeçar nga Tirana, është arrestuar në kushtet e flagrancës nga agjentët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 pasi po transportonte me makinë 10 kg drogë, dy armë zjarri dhe municion luftarak.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që po transportonte lëndë narkotike me automjet dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi Vilson Shima, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Newsbomb.al ka siguruar edhe fotografinë e personit të ndaluar sot nga agjentët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, shtetasit Vilson Shima.

PAMJET/ Droni e ndjek nga ajri, agjentët e bllokojnë me 4 makina

Shtetasi Vilson Shima, 42 vjeç

42-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke qarkulluar me një automjet, në të cilin gjatë kontrollit u gjetën, në total, 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Leave a comment