Identifikohet i riu që u plagos me armë zjarri sot pranë Delijorgjit në Tiranë

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, plagoset një person.

Ngjarja ka ndodhur pranë kompleksit Delijorgji, raporton noa.al.

Burime nga policia konfirmuan për noa.al se në rrethana të paqarta, një person ka hapur zjarr duke plagosur rëndë një tjetër.

I plagosuri ka marrë plumba në zonën e barkut.

Policia tha se rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi Akil Koxhaxhiku, 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, të dhënat e të cilit nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Punohet intensivisht për kapjen e tij.

Ndërkaq, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në krim.

Leave a comment