Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar sot nga opozita, në Tiranë.
Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto nga xhamia e Namazgjasë, e mbuluar nga tymi i molotovit dhe gazit lotsjellës, të hedhura gjatë protestës para Kuvendit.
Foton ai e shoqëron me mbishkrimin: “Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”.
