Besjan Kadiu është emri që po qarkullon gjithnjë e më shumë në qarqet politike si kandidati i mundshëm për të marrë drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në një moment delikat për këtë institucion kyç të qeverisë.
Sipas burimeve politike, Kadiu pritet të zëvendësojë Belinda Balluku, e cila aktualisht ndodhet nën hetim nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
