Një grua 69-vjeçare humbi jetën të mërkurën në Spanjë pasi makina e saj u rrëmbye nga një përrua për shkak të përmbytjeve në qytetin Campanario në provincën e Badajoz, Extremadura.Sipas raportimeve të mediave spanjolle, gruaja u përpoq të braktiste makinën, por u rrëmbye nga rrjedha e ujit dhe u mbyt.
Në javët e fundit, Spanja është përballur me ngjarje të rrezikshme moti, pasi reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen e lumenjve nga shtrati dhe përmbytje të përhapura.
Spanja dhe Portugalia janë ndër vendet evropiane më të ekspozuara ndaj motit të keq, duke u përballur me valë të nxehti gjithnjë e më të rënda në verë, si dhe reshje më të shpeshta dhe intensive në dimër.