Shembet rruga e sapoinaguruar në fshatin Usojë..

Shembja e një segmenti rreth 20 metra të rrugës së rikonstruktuar në fshatin Usojë, Bashkia Mallakastër, vetëm pak muaj pas inaugurimit ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët. Rrëshqitja e dheut preku një pjesë të konsiderueshme të aksit, pranë një banese private.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe as dëme në shtëpi apo automjete.
Banorët dhe punonjës të ndërtimit theksojnë se mungesa e kanaleve kulluese për ujërat e shiut mund të ketë qenë shkaku kryesor i shembjes. Reshjet e fundit kanë rënduar terrenin, duke dobësuar mbështetjen e rrugës. Specialistë të rrugëve, si Yzedin Çelaj, theksojnë se dëmtimi mund të parandalohej me drenazh të plotë dhe përforcim të tokës.

Autoritetet lokale kanë bllokuar menjëherë segmentin për qarkullim dhe kanë vendosur sinjalistikë paralajmëruese për sigurinë e banorëve. Rruga 1.5 km ishte rikonstruktuar nga firma “Llazo” Shpk, fituese e tenderit të bashkisë. Banorët kërkojnë një zgjidhje afatgjatë dhe jo vetëm riparim të përkohshëm për të garantuar qëndrueshmëri dhe siguri.

⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment