Përmes një mesazhi prekës në Instagram, Ganja ka shprehur dhimbjen e saj, duke theksuar sa e padrejtë është jeta dhe sa mund të godasë në vendet ku dhemb më shumë.
“Ahhh bre sa e vështirë me ta thënë lamtumirë, Loriku ynë’, ka shkruar ajo.
Pusho në paqe, nipi jem, shpirti jem, sepse ne do të jetojmë me dhimbjen për ty, me kujtimet dhe dashurinë që na dhe. Ahhh bre sa e vështirë me ta thënë lamtumirë, Loriku ynë”, ka shkruar Ganimete Abazi.
NGJARJA
Sipas mediave britanike, dy vajza 25 vjeçare dhe një djalë 28 vjeç u arrestuan si të dyshuar për ngjarjen, ku njëra prej vajza është lënë e lirë me kusht.
Po ashtu sipas BBC, dy të rinjtë të moshës 21 vjeç, u gjetën me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse dhe janë arrestuar me dyshimin për përleshje. BBC shkruan se njëri ka lëndime që mund të jenë kërcënuese për jetën dhe mbetet në spital, ndërsa tjetri është marrë në paraburgim pasi është liruar nga spitali.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë kërkuar ndihmë se kushdo që ka informacion, pamje apo filmime që të ndihmojnë në hetim ti paraqesin ato.


