Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 790, datë 26.07.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Shpëtime Pitaku. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.02.2026.”, thuhet në vendim.
Shpëtime Pitaku e ka nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Durrës.
Në vitin 2015, Pitaku u kallëzua në Prokurori nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për dyshime për fshehje pasurie, por hetimi u mbyll pa rezultat.
Ndërsa në vitin 2023, në një nga banesat e e Pitakut, disa hajdutë grabitën 2 mijë euro dhe disa bizhuteri. Përpos të tjerave, Shpëtime Pitaku pati deklaruar se posedon edhe 7 pasuri të paluajtshme, nga të cilat fiton dhjetëra mijëra euro në vit, pasi i ka dhënë me qira.
Ajo ka deklaruar një klinikë dentare dhe 5 lokale, të cilët gjithashtu i ka dhënë me qira.