Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar nismën e Partisë Socialistë për ndryshimet ligjore pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ballukut nga detyra.
Berisha deklaroi se me këtë pr ligj, Rama po mbron sistemin e korrupsioni që prej vitesh është ngritur nga qeveria.
Berisha paralajmëroi se me këtë ligj, “Rama i mbylli dyert integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, ndërsa theksoi se “kryeministri me baxhanakun e tij janë kapur në flagranë me afera korruptive”.
“Ky është akti më i rëndë më i rëndë, më kriminal, më poshtërues ndaj qytetarëve shqiptarë që Edi Rama guxon të marrë. Edi Rama u thotë shqiptarëve se personalisht ai dhe organizata e tij kriminale ministrat, qëndrojnë mbi ligjin, qëndrojnë mbi çdo gjë tjetër dhe nuk mund të hetohen, ju kemi vjedhur dhe do ju vjedhim.
Ky është morali dhe e vërteta e këtij amendamenti. Kjo është goditja me e rëndë që u bëjnë aspiratave të qytetarëve shqiptarë dhe shtetit ligjor. Është mbrojtja më e fuqishëm ndaj sistemit të korrupsionit.
Pas anulimit me ligj të këtij funksioni të Prokurorisë Speciale, prokurorëve nuk u mbetet asgjë tjetër veç imunitetit, por imuniteti është në dorë të Ramës. Unë e paralajmëroj se do paguajë çmimin më të shtrenjtë dhe se po u fakton shqiptarëve dhe votës se çfarë hajduti është ky.
Sesi ky njeri i kapur në flagrancë me afera korruptive, vetë, baxhanaku, e shoqja e tij dhe anturazhi i tij tani do të bëjë ligjin që të vjedhë sa të mundet dhe të mos ta pezullojë. Pezullimi është e drejtë ligjore që ua njeh ligji”, tha Berisha.
Berisha paralajmëroi se opozita nuk do të votojë ndryshimet ligjore të prezantuara nga Partia Socialiste në lidhje me bllokimin e pezullimit nga detyra të 7 drejtuesve të institucioneve, kur ata merren nen hetim nga SPAK.