Sali Berisha “hija” e Altin Dumanit, PUSULLA që ia la ish-kreut të SPAK, nxjerr edhe pasuritë e fshehura të Irena Gjokës (DOKUMENTAT)

Ish-kryeministrit Sali Berisha, tanimë i është kthyer në një traditë lënia e një pusulle në SPAK për Altin Dumanin. Si atëhere kur ishte në krye të institucionit, por dhe tani që është një “ish”, Berisha nuk i ndahet Dumanit duke vijuar me akuzat e tij.

“Altin Troplinit, armikut primitiv të pluralizmit politik, mercenarit të Edi Ramës dhe partisë së krimit, avokatit të Irenës me 5 mbiemra, drejtësia vonon, por nuk harron”, shkruhet në shënimin që vetë Berisha i la paraditen e kësaj të hëne ish-kreut të SPAK.

Ndërkohë që në një deklaratë për mediat Berisha ka nxjerrë pasuritë që gjyqtarja Irena Gjoka nuk i ka deklaruar.

Sipas lliderit të së djathtëve ajo ka një apartament në qytetin e Fierit, një në Tiranë dhe po ashtu dy garazhe në kryeqytet, të cilët nuk i ka deklaruar.

Sali Berisha “hija” e Altin Dumanit, PUSULLA që ia la ish-kreut

“Kthehemi aty ku është turpi i turpit të turpit të sistemit të drejtësisë, dëgjoni tani për Irenën me 5 mbiemra. Dëgjoni tani! Irena me 5 mbiemra, i ndjeri komisioner Dariel Sina, e kishte kapur në krime të shëmtuara gjatë deklarimit të pasurive.

Irena me 5 mbiemra nuk ka deklaruar apartamentin me sipërfaqe 63.65 metër katrorë në Fier. Apartament banimi, sipërfaqe 2 plus 1. Kjo fshehje pasurie është justifikuar nga Irena me 5 mbiemra dhe ka fituar, natyrisht se është shoqe e ngushtë e Lindës së Surrelit dhe disa personave të tjerë me pushtet.

Ka qenë një këshilltare besnike e Ergys Agasit. Pra, Irena me 5 mbiemra, kur është kapur mat me mashtrimin, ka thënë e harrova, e kisha harruar. Mos harroni se për një garsionere i kanë nxjerrë gjykatësit, i kanë flakur në rrugë, jo se e kanë harruar, por se e kanë deklaruar se e kanë dhuratë nga i ati i vet. Por Irena nuk është vetëm kaq. Jo.

Irena që mbrohet nga llumi i llumit të këtij sistemi, apartamentin tjetër në Tiranë me sipërfaqe 66 metër, të cilin thotë njëherë se e bleva me 10 mijë euro, dhe pastaj këtë çmim e rrit në 22 mijë euro.

Ku i paratë, i thonë, kam harruar thotë. Reale kjo. Nuk ka treguar burimin e parave që ua ka marrë ryshfet klientëve të saj.

Kjo është gjykatësja. Dhe prandaj Dariel Sina, këtë e përjashtonte nga sistemi. Por së fundmi nuk mbaron këtu. Irena me 5 mbiemra, ka fshehur dy garazhe në Tiranë. Nuk i ka deklaruar në procesin e vlerësimit të vetingut. Pra, vetëm me këto, Irena me 5 mbiemra, meriton disa vite burg për fshehjen e pasurive të paligjshme. Ajo mbahet si monumenti më i shëmtuar i sistemit që përfaqëson”, tha Berisha.

Sali Berisha “hija” e Altin Dumanit, PUSULLA që ia la ish-kreut

Sali Berisha “hija” e Altin Dumanit, PUSULLA që ia la ish-kreut

 

Leave a comment