“Armën na e dha “sakati”, por Skerdit i ngeci”, Hoxhaj zbulon planin për të eliminuar Lulzim Mashën: Do t’i vrisnim të birin në varrim

Në procesin gjyqësor të dosjes Plumbi i Artë, Henrik Hoxhaj ka dëshmuar sot në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke zbuluar detaje të reja mbi atentatin ndaj biznesmenit Lulëzim Masha, i ndodhur më 18 janar 2022 në Tiranë. Sipas dëshmisë, pas tentativës për eliminimin e Mashës qëndronin vetë Hoxhaj dhe Nuredin Dumani, ndërsa atentati dështoi pasi plumbat nuk e kapën objektivin.

Hoxhaj deklaroi se kishte angazhuar Skerdi Tase për të kryer vrasjen, por ky i fundit nuk arriti ta ekzekutojë Mashën. Ai shtoi se porosia fillestare kishte qenë për vrasjen e djalit të biznesmenit, për të cilin ishin ofruar 150 mijë euro, ndërsa për Mashën ishin paguar 100 mijë euro. Meqë nuk e gjetën djalin, sipas Hoxhajt, u mendua eliminimi i të atit me synimin që djali të shfaqej më pas në varrim.

Në dëshminë e tij, Hoxhaj tha se porosia ishte dhënë nga Dumani gjatë një takimi në Gjilan, ndërsa arma ishte siguruar përmes një personi të lidhur me të. Ai pretendoi se arma kishte pësuar defekt ditën e atentatit dhe se gjatë gjithë ngjarjes ai kishte ndjekur zhvillimet përmes radios së policisë. Procesi gjyqësor vijon me dëshmi të tjera që pritet të hedhin dritë mbi një nga atentatet më të bujshme të asaj periudhe.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment