FOTO/ Zbulohen emrat! Ja tre hyrjet e reja që do të “zëvendësojnë” Luizin sonte në BBVA

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania 5 pritet të sjellë zhvillime të forta dhe kthesa të papritura. Kryefjala e spektaklit do të jetë largimi i Luiz Ejlli, i cili u rikthye në shtëpi vetëm si i ftuar special për pak ditë, një fakt që banorët ende nuk e dinë dhe që pritet të zbulohet gjatë “Prime”-it të sotëm.

Ndërsa Luizi largohet, shtëpia nuk do të mbetet bosh, pasi produksioni ka paralajmëruar hyrje të reja. Sipas burimeve në rrjet, tre personazhe të rinj do t’i bashkohen garës, duke ndryshuar ndjeshëm balancat dhe dinamikat mes banorëve aktualë, në një moment kur loja ka hyrë në një fazë të ndjeshme.

Emrat që pritet të hyjnë janë Shendrit Lumi, gazetar i njohur nga Kosova i prirur për debate të forta, Livia, aktore e njohur edhe nga filmi Guximi i Drilon Hoxha, si dhe Ardit Murataj, një tjetër gazetar që vjen për të sfiduar banorët e vjetër. Reagimet e banorëve ndaj largimit të Luizit dhe hyrjes së tre konkurrentëve të rinj pritet të jenë një nga momentet më të forta të mbrëmjes.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment