Për ditën e martë, territori i Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat do të alternohen herë pas here me kthjellime, kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë orëve të pasdites dhe deri në mbrëmje, përgjatë ultësirës perëndimore reshjet pritet të paraqiten në formën e shtrëngatave.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 16 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të zbresin deri në 0 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4 m/sek, duke u forcuar herë pas here deri në 10 m/sek përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore. Valëzimi në Deti Adriatik dhe Deti Jon do të jetë i forcës 1–3 ballë.