2-vjeçarja në gjendje të rëndë pasi ra në shatërvan, në pranga babai shqiptar dhe nëna!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një fëmijë 2-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ra aksidentalisht në një shatërvan. Sipas mediave vendase, incidenti ndodhi në zonën e Kalithea, në sheshin “Kyprou”, ku e mitura, vajza e një shtetasi shqiptar, u nxor nga uji pa ndjenja dhe reagoi vetëm pas ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, ndërsa gjendja e saj mbetet kritike.

Nga hetimet paraprake rezulton se fëmija i kishte shpëtuar vëmendjes së prindërve teksa po luante dhe kishte rënë në ujë. Kalimtarët që vunë re ngjarjen njoftuan menjëherë një patrullë policie që ndodhej pranë, e cila ndërhyri duke e transportuar vogëlushen me urgjencë drejt Spitali Pediatrik Aglaia Kyriakou, ku ajo po trajtohet nga mjekët.

Autoritetet janë shqetësuar edhe nga dëshmia e prindërve, të cilët fillimisht deklaruan se vajza ishte 5 vjeçe, ndërkohë që rezultoi se ajo ishte vetëm 2 vjeçe dhe nuk duhej të ishte lënë pa mbikëqyrje. Për këtë arsye, policia arrestoi babanë 25-vjeçar me origjinë shqiptare, ndërsa nëna 23-vjeçare po hetohet në gjendje të lirë. Të dy prindërit pritet të dalin para prokurorit të hënën, të akuzuar për neglizhencë në mbikëqyrjen e të miturit.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment