Rita dhe Roza Lati ishin të ftuara këtë fundjavë në emisionin Me prit të dielën, ku ndanë me publikun detaje nga bashkëpunimi i tyre profesional dhe marrëdhënia nënë–bijë. Gjatë bisedës, ato folën për vlogun që kanë nisur së bashku, ndërsa Rita vlerësoi korrektësinë e Rozës në aspektin financiar, duke theksuar se bashkëpunimi mes tyre është i sinqertë dhe i balancuar.
Rita zbuloi se përveç pagesës së rregullt, Roza e surprizon shpesh edhe me shpërblime të tjera, çka sipas saj tregon respekt dhe vlerësim të ndërsjellë. Ajo theksoi se puna me vajzën e saj është një eksperiencë pozitive dhe se raporti profesional nuk ka ndikuar negativisht në marrëdhënien familjare, përkundrazi e ka forcuar atë.
Vëmendje të veçantë mori edhe jeta personale e Rozës, ku Rita shprehu hapur dëshirën për t’u bërë gjyshe, duke treguar se është interesuar edhe për metoda moderne për të pasur një fëmijë. Nga ana tjetër, Roza pranoi se dëshira për t’u bërë nënë është shumë e fortë, por theksoi se ka pritshmëri të qarta, duke dëshiruar një lindje natyrale dhe praninë e babait në jetën e fëmijës.