Prej së martës në dhomën e reflektimit, Rogerti: Kam vetëm 2 miq dhe 12 armiq. Janë xheloz për lojën time

Diskutimet në shtëpinë e “Big Brother VIP” janë ndezur pas deklaratave të forta të Rogertit, i cili tha se ndihet i rrethuar nga armiq. Sipas tij, vetëm Artani dhe Juela janë miqtë e tij të vërtetë, ndërsa pjesa tjetër e banorëve e shohin si kërcënim në lojë. Rogerti theksoi se xhelozia ndaj lëvizjeve të tij ka sjellë përplasje të vazhdueshme.

Ai u shpreh se dinamika e shtëpisë është e ndërlikuar, por tashmë i ka kuptuar “copë-copë” raportet mes banorëve. Rogerti deklaroi se Miri është lojtari i vetëm që po i vë të gjithë në lëvizje, duke paralajmëruar banorët të tregojnë kujdes ndaj tij. Sipas tij, lidhja mes tij, Tanit dhe Juelës është e pastër dhe e bazuar në “shpirt të bardhë”.

Nga ana tjetër, Stenaldo reagoi ashpër ndaj deklaratave të Rogertit, duke thënë se mbeti pa fjalë nga mënyra si ai e sheh veten si fitues të mundshëm. Ai shtoi se një personazh që synon fitoren nuk ka limite dhe është gati të godasë këdo. Stenaldo u shpreh se është gati të përballet me Rogertin “çdo sekondë” brenda shtëpisë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment