EMRI/ U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, ja kush është mësuesi ‘misterioz’

Mësuesi i anglishtes në shkollën Gustav Mayer në Tiranë, Dritan Zaimi, u shkarkua nga detyra pasi predikonte fenë me nxënësit e arsimit bazë. Ai përdorte video për Perëndinë dhe jepte detyra që lidhnin nxënësit me urdhërimet e fesë, të cilat dyshohet se përfaqësonin Dëshmitarët e Jehovait.

Dritan Zaimi ka një formim akademik të fortë në gjuhë të huaja dhe aktivitet letrar paralel. Ai ka lindur më 5 maj 1975 në Gramsh, përfundoi shkollën e mesme të gjuhëve të huaja dhe u diplomua si mësues i gjuhës angleze në Universitetin e Tiranës në vitin 1997.

Si autor letrar, Zaimi ka filluar të shkruajë poezi që në moshë të vogël dhe ka botuar përmbledhjen e tij të parë “Dhimbja” në vitin 2001. Poezitë e tij reflektojnë mbi tematikat filozofike dhe shpirtërore, duke përdorur simbole të jetës, vdekjes dhe raportit të njeriut me të shenjtën.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment