E rëndë në vendin fqinj, gjendet e vdekur një adoleshente, arrestohet një 20-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi një 17-vjeçare, është gjetur e vrarë në një kanal në Nizza Monferrato, në zonën e Asti-t.Autor i krimit dyshohet të jetë një 20-vjeçar, i cili është arrestuar.

Sipas hetimeve, adoleshentja Zoe Trinchero, kishte kaluar mbrëmjen me shoqet në disa lokale të qytetit dhe më pas ishte larguar e vetme. Trupi i saj u zbulua nga një banor i zonës, i cili njoftoi policinë.Ekspertiza paraprake tregon se 17-vjeçarja kishte shenja të shumta dhune, trauma në kokë dhe prova mbytjeje.

Autoritetet bëjnë me dije se vrasja dyshohet të ketë ndodhur pas një grindjeje. I arrestuari ishte i njohur i viktimës dhe më herët kishte pasur një lidhje me të. Pas një marrjeje të gjatë në pyetje, ai pranoi autorësinë e krimit para hetuesve.Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes./Top Channel


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment