Tragjedia shqiptare në Itali, miku i ngushtë i 22-vjeçarit Kola: E kishin objektiv shtëpinë, ishin krenarë që ia dolën

Një familje shqiptare u gjet e pajetë në Itali për shkak të rrjedhjes së monoksidit të karbonit nga kaldaja e shtëpisë. Viktimat janë prindërit Arti dhe Jonida Kola, djali Hajdar 22 vjeç dhe vajza Xhesika, vetëm 15 vjeç. Ngjarja ndodhi në zonën Pianna di Luca, duke tronditur komunitetin vendas. Banesa ishte e re, pasi familja ishte futur aty vetëm gjashtë muaj më parë.

Ernest Çela, miku i ngushtë i Hajdar Kolës, rrëfeu momentet e dramës gjatë ndërhyrjes së parë. Ai tregoi se kur arritën në katin e dytë, të katër trupat ishin përtokë. Fillimisht disa kishin ende puls, por më pas situata u rëndua për të gjithë. Xhaxhai i të rinjve humbi ndjenjat dhe për pak pati rrezik edhe vetë ai dhe Ernesti.

Çela përshkroi se familja ishte shumë e lidhur dhe e përkushtuar ndaj shtëpisë së tyre. Ata kishin punuar me përkushtim për të rregulluar banesën dhe ishin krenar për hapin që kishin bërë. Tragjedia ka tronditur komunitetin shqiptar në zonë, i cili ka shkuar në vendngjarje për të ofruar mbështetje. Të gjithë shprehen të tronditur nga humbja e katër jetëve të reja dhe të dashura.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment