Lim Hoti ka reaguar për herë të parë pas largimit të papritur nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, duke i dhënë fund çdo dileme rreth marrëdhënieve të tij me banoret Alba dhe Dolce. Ai e ka bërë të qartë se nuk ka vend për ribashkim me asnjërën prej tyre.
Në një intervistë për Andale Media, Lim e cilësoi Albën si një figurë të dëmtuar nga dinamika mediatike dhe u shpreh se mënyra si është paraqitur në televizion nuk reflekton realitetin.
Ai mbylli çdo spekulim për një takim apo sqarim jashtë shtëpisë, duke deklaruar se jeta e tij private është e stabilizuar dhe nuk po e pret asnjërën: “Nuk po mendoj fare për këta persona,” tha Lim.