Konsumimi i ujit të ngrohtë ose të vakët ofron përfitime të shumta për trupin. Ai lehtëson dhimbjet, veçanërisht ato të menstruacioneve, duke relaksuar muskujt abdominal. Një gotë ujë i ngrohtë në mëngjes ndihmon gjithashtu në tretjen e ushqimeve dhe largimin e toksinave nga stomaku, duke përmirësuar funksionimin e sistemit tretës. Uji i ngrohtë mund të ndihmojë edhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut, duke nxjerrë jashtë depozitat e akumuluara dhe toksinat që qarkullojnë në trup.
Ai gjithashtu ndihmon në parandalimin e plakjes së parakohshme, duke larguar toksinat që ndikojnë në lëkurë dhe rigjenerimin e saj. Konsumimi i rregullt i ujit të ngrohtë mund të ndihmojë edhe në rrënien në peshë, pasi ndihmon në tretjen e yndyrave, sidomos kur kombinohet me pak limon dhe mjaltë pas vakteve. Për më tepër, uji i ngrohtë është i mirë për lëkurën, duke e mbajtur të hidratuar dhe të shëndetshme, veçanërisht në rastet e lëkurës së thatë dhe të ashpër.
Përveç përfitimeve për tretjen dhe lëkurën, uji i ngrohtë ndihmon në lehtësimin e kollës dhe ftohjeve, duke lëngëzuar mukozën tek ezofagu dhe sinusit. Ai mund të veprojë gjithashtu si një parandalues i puçrrave dhe akneve, për shkak të largimit të toksinave nga trupi. Konsumimi i rregullt i ujit të ngrohtë është një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të mbajtur trupin të shëndetshëm dhe energjik në jetën e përditshme.