Tenderi 700 mijë € i KESH, zbardhen SMS-të e Becit me Berberin: S’qitën gjo çunat, presim nga Harvardi…

PREK EKRANIN
VAZHDO LEXIMIN

Dosja hetimore mbi një procedurë prokurimi në KESH ka zbuluar se disa zyrtarë të lartë të energjisë nisën bisedimet për paracaktimin e tenderit me vlerë rreth 700 mijë euro dy muaj para nisjes së tij. Sipas dokumenteve të siguruara nga Ora News, pjesë e këtij grupi komunikimi ishin Benet Beci, atëherë Administrator i KESH, Ervis Berberi, drejtori i Agjencisë së Energjisë dhe Eficencës, si dhe Adela Ruko dhe Dritan Dakoli. Sipas dosjes, biseda e parë u zhvillua më 29 tetor 2019, kur Berberi i dërgoi Becit një SMS për të caktuar takim dhe më pas komunikimi vijoi përmes WhatsApp. Dyshimet për një takim lidhur me tenderin forcohen nga mesazhet e mëtejshme ndërmjet Becit, Berberit dhe Dakolit.

Më 31 tetor, Dritan Dakoli i dërgoi Berberit materialin “Kërkesat për kualifikim CMA – masterplan KESH”, i cili një ditë më pas iu përcoll Becit. Dokumenti përmbante draftin e kritereve të përgjithshme dhe të veçanta të kualifikimit, që më pas u përdorën në procedurën e prokurimit REF-46463-12-18-2019 me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik”. Menjëherë pas dërgimit, Berberi i tha Becit se kërkesat ishin paraprake dhe po prisnin detaje nga Harvard, ndërsa Beci iu përgjigj shkurt: “Ok flm Visi”. Ky shkëmbim tregon përfshirjen e drejtpërdrejtë të zyrtarëve në paracaktimin e kritereve të tenderit.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Më 7 dhe 18 nëntor 2019, Dakoli dhe Berberi vazhduan shkëmbimin e mesazheve lidhur me materialet e KESH, duke përfshirë edhe referime ironike ndaj ekspertizës së Harvardit. Mesazhet përfshinin tekste si: “Harvardi për KESH. Më thanë, hidhi një sy” dhe “Sqiten gjo cunat e KESH”, ndërsa Berberi i përgjigjej me mesazhe si “Hahaha, kush ta çoi” dhe “Të them unë, po e bëjnë gati”. Ky material, sipas burimeve, sugjeron koordinim të brendshëm për të ndikuar në tenderin, duke ngritur dyshime për paracaktim dhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë.

Leave a comment