Ankimimi i qeverisë për pezullimin e Ballukut, Gjykata Kushtetuese mblidhet për të marrë një vendim për zv kryeministren e pandehur! SPAK kërkon ta arrestojë

Gjykata Kushtetuese u mblodh më 3 shkurt për të shqyrtuar ankimimin e qeverisë ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme, që pezulloi Belinda Ballukun nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. Balluku është nën hetim për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe për procedura të tjera tenderuese. Gazetarja Klodiana Lala raporton se pritet të shihet nëse GJK do të dalë me vendim sot apo do të kërkojë sërish kohë. Burimet bëjnë me dije se gjyqtarët do të mblidhen sërish në dhomë këshillimi për vendimmarrje.

Gjykata e Posaçme e pezulloi Ballukun në nëntor me kërkesë të SPAK për abuzime në tenderin e tunelit të Llogarasë, ndërsa kryeministri Rama argumentoi se ky vendim shkel kompetencat e tij dhe e çoi çështjen në Kushtetuese. Seanca publike me të gjitha palët u zhvillua më 22 janar, por vendimi ende nuk është shpallur. Në këtë proces përfshihen edhe kërkesat e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut si deputete.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Socialistët kanë shtyrë mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, duke argumentuar se duhet pritur vendimi i Kushtetueses. Opozita kundërshton, duke thënë se kërkesa për arrestim nuk lidhet me pezullimin e saj dhe se pretendimi i maxhorancës nuk qëndron. Çështja pritet të ketë zhvillime të reja sapo gjyqtarët të vendosin përfundimisht për statusin e Ballukut.

Leave a comment