Debatet mes Selin dhe Rogertit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë marrë përmasa të forta, ku nuk mungojnë ofendimet dhe komentet thumbuese. Rogerti kritikoi Selinën duke thënë se nuk ka kreativitet dhe se përfundon gjithçka nëse nuk ka ndonjë puthje me Gimbon. Ai e justifikoi këtë sipas perceptimit të Mirisë, duke theksuar se kjo është ajo që duhej të ndodhte. Situata u tensionua edhe më shumë nga ndërhyrjet e banorëve të tjerë.
Pjesë nga debati tregon se Rogerti e sulmon Selinën personalisht: “Ti nuk ke kreativitet, ashtu të do ty Miri, do të kllaposësh. Ti nuk pate ndonjë puthje me Gimbon ke mbaruar punë.” Selin iu përgjigj me ironi dhe sfidë: “Motrat ku i ke lënë, motrat jashtë ku i ke lëne.” Banorët e tjerë, si Miri, përpiqeshin të qetësonin situatën, duke komentuar për marrëdhënien dhe konkurrencën mes tyre.
Tensioni u rrit kur Rogerti vazhdoi të krahasojë lojën dhe marrëdhëniet personale: “Ai atë do. O motër, Miri atë do, prandaj është lojtar më i mirë.” Selin reagoi me pakënaqësi dhe humor të hidhur: “Hëngsh veten o Zot.” Përplasjet e tyre duket se nuk kanë gjasa të ndalen, duke e bërë dinamiken brenda shtëpisë më dramatike dhe të pasigurt për publikun.