Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës, pranë mbikalimit për Shkozet.Në aksident është përfshirë një motor, i cili ka goditur një automjet që po lëvizte në ecje të sipërme.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka përfunduar në anë të rrugës, duke pësuar fraktura dhe dëmtime të shumta.I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe pritet grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e aksidentit.