“Isha vetëm 100 metra larg”, shembja e gurëve në Kthesën e Dragostunjës, qytetari: Më sinjalizoi dikush me drita, Zoti…

Dëshmi tronditëse vijnë nga Kthesat e Dragostunjës, aty ku një rrëshqitje dherash ka paralizuar totalisht juglindjen, dhe bllokuar kalimin në të dy anët e rrugës.

Një prej qytetarëve ka deklaruar se ka qenë një mrekulli veprimi nga një shofer përpara tij që e ka sinjalizuar me drita, ajo që mund të ketë shmangur një tragjedi.

Kjo pasi shoferi tregon se ishte vetëm 100 metra larg vendit ku mali është shembur.

“Nuk e pashë kur ndodhi, na e bëri një me drita që të ndalonim sepse po rrëshqiste dheu. Ishim rreth 100 metra larg. Momenti kur erdhëm këtu menduam se kishte polici por erdhëm e pamë se ishte shembur mali. Zoti e ka në dorë”, tha ai.

Leave a comment