“Nëse kjo situatë vazhdon…” / Mjekja: Medikamentet pa recetë nuk e zgjidhin problemin e pagjumësisë

Dr. Jonida Haxhiu, doktore shkencash në psikologji dhe pedagoge, foli mbi rëndësinë e gjumit dhe pasojat që sjell mungesa e tij. Sipas saj, gjumi është “një nevojë fiziologjike e organizmit, i cili rekuperon trupin nga aktiviteti ditor dhe mundëson funksionimin normal të proceseve jetësore si metabolizmi dhe sistemi imunitar.” Ajo theksoi se një natë pa gjumë mund të shkaktojë lodhje, mungesë energjie dhe vështirësi për t’u përqëndruar.

Dr. Haxhiu shtoi se pasojat bëhen më të dukshme kur mungesa e gjumit vazhdon për periudha të gjata dhe këshilloi konsultimin me specialistë nëse problemi persistohet. Ajo sqaroi gjithashtu se nevoja për gjumë ndryshon sipas moshës dhe individit: të rriturit kanë nevojë mesatarisht për 8 orë gjumë, ndërsa fëmijët dhe të rinjtë kanë nevojë për më shumë. Theksohet se çdo organizëm ka ritmin e vet, dhe qëllimi është të funksionojë normalisht të nesërmen.

Në lidhje me faktorët që ndikojnë në cilësinë e gjumit, ajo përmendi substancat stimuluese si kafeina, nikotina, pijet energjike apo droga, si dhe përdorimin e pajisjeve smart para gjumit. Haxhiu dha këshilla praktike: shmangia e substancave stimulante dhe e ushqimeve të rënda, reduktimi i përdorimit të smartfonëve në orët para gjumit, krijimi i një ambienti relaksues dhe mbajtja e orareve të rregullta. Ajo nënvizoi se medikamentet për gjumin duhet përdorur vetëm nën mbikëqyrjen e specialistëve për të shmangur varësinë dhe për të siguruar zgjidhje të qëndrueshme.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment