Dosja Jeffrey Epstein, e publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përmend edhe ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila mbante këtë post në vitin 2012. Në një nga mesazhet e përfshira, një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, i shkruante dikujt tjetër për një takim të mundshëm: “Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës. Ajo do të donte të ju takonte nëse keni kohë këtë javë.” Nuk është e qartë nëse ky takim ka ndodhur ndonjëherë.
Atifete Jahjaga ka shënuar historinë e Kosovës si presidentja e parë grua, duke shërbyer nga viti 2011 deri në vitin 2016. Përveç përmendjes në emailin e sipërpërmendur, nuk ka prova që të tregojnë përfshirje të drejtpërdrejtë në aktivitetet kriminale të Epstein, dhe mesazhi përmendet kryesisht si një ftesë për takim diplomatik. Kjo përfshin një kontekst të ngjashëm me vizitat dhe kontaktet ndërkombëtare të udhëheqësve politikë në atë periudhë.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Dosja e publikuar përmban rreth 3 deri në 3.5 milionë faqe me të dhëna, duke përfshirë rreth 2,000 video dhe 180,000 imazhe lidhur me aktivitetet e Epstein. Departamenti i Drejtësisë thekson se një pjesë e përmbajtjes nuk mund të publikohet pa mbrojtur privatësinë, ndaj emrat dhe informacionet personale të viktimave janë fshirë pjesërisht ose plotësisht për të ruajtur konfidencialitetin e tyre.