Rreth një vit nga arrestimi i tij/ Veliaj kërkon lirimin, sot seanca në GJKKO

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar zëvendësimin e kësaj mase. Hetimet nga SPAK përfunduan më 10 shtator 2025, ndërsa Veliaj është arrestuar më 10 shkurt 2025. Për gjykim janë dërguar edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dhe 28 persona të tjerë si pjesë e dosjes së njohur si “Veliaj”.

SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg. Sipas prokurorisë, shumica e akuzave lidhen me korrupsion pasiv, në 9 raste që përfshijnë kompani të ndryshme që kanë dhënë përfitime të paligjshme në formë parash dhe pasurish të paluajtshme, duke marrë më pas leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, akuzohet gjithashtu për korrupsion pasiv në 9 raste, lidhur me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, në të njëjtin kontekst si bashkëshorti i saj. Seanca e sotme ka për qëllim të shqyrtojë kërkesën e Veliajt për zëvendësimin e masës së sigurimit dhe do të vendosë mbi mundësinë e lehtësimit të masës së arrestit.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment