Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, rikujtoi një episod dhune që ka ndodhur rreth 29 vite më parë, kur ishte pedagog në Universiteti i Arteve. Ai tregoi se hunda e tij kishte një problem, por që nuk ishte natyror, por e shkaktuar nga dora e njeriut.
Rama përshkroi: “Ca skulptorë të hurit dhe të litarit ma morën hundën në dorë dhe ma kanë bërë copash”. Ai shtoi se devijacioni i hundës dhe disa dëmtime në kokë e buzë janë patina e kohës, duke theksuar se nuk ka dëshirë të zëvendësojë dëmet për t’i bërë të duken si të reja.
Kreu i qeverisë gjithashtu përmendi se ka probleme me frymëmarrjen, të cilat lidhen me dëmtimet e kaluara, duke e parë këtë si një pjesë të historisë personale dhe të përvojës së tij gjatë viteve në universitet dhe skulpturë.