Tragjike/ Autobusi me pasagjerë del nga rruga, 8 persona humbin jetën, 26 të tjerë të plagosur

Një autobus pasagjerësh doli nga rruga në provincën Antalya të Turqisë jugore, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Aksidenti ndodhi të dielën në zonën Dosemealti, në veriperëndim të qendrës së qytetit.

Pamjet e transmetuara nga TRT tregojnë autobusin të përmbysur pas daljes nga rruga. Guvernatori i provincës, Hulusi Sahin, bëri të ditur se 26 persona janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike. Sipas agjencisë DHA, disa pasagjerë janë hedhur jashtë automjetit nga përplasja.

Autobusi po udhëtonte gjatë natës nga Tekirdag drejt Antalyas. Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe dyshojnë se kushtet e vështira atmosferike kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment