U zhduk nga vëmendja mediatike për 5 vite, zbulohet jeta e tanishme e Renato Mekollit

Prej janarit 2021, shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli u zhduk nga vëmendja mediatike dhe rrjetet sociale, duke lënë pas një heshtje pesëvjeçare që nxiti spekulime të shumta. Tashmë, zbulohet se largimi i tij nuk ishte rastësor, por pjesë e një hapi të madh profesional.

Mekolli është vendosur në Miami, Florida, ku mban postin e Shefit Ekzekutiv në një nga resortet më luksoze në botë, The Ritz-Carlton Key Biscayne. Ai drejton restorantin e ri “Paralía”, pjesë e një investimi prej 100 milionë dollarësh, që sjell një koncept të rafinuar të kuzhinës greke dhe turke, me firmën e tij kulinare.

Arritja nuk ka kaluar pa u vënë re: media prestigjioze si Forbes dhe Miami New Times kanë vlerësuar punën e Mekollit me superlativa, duke e cilësuar suksesin e tij si një moment të rëndësishëm në kulinarinë ndërkombëtare dhe një rikthim të fuqishëm në skenën globale.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment