Pronari i Spitalit Amerikan paraqitet në SPAK
Pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, është paraqitur sot në ambientet e SPAK për t’u marrë në pyetje nga hetuesit. Ende nuk dihet zyrtarisht arsyeja e thirrjes së tij.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se marrja në pyetje mund të lidhet me hetimet për koncesionet në shëndetësi dhe disa tendera publikë të diskutuar prej kohësh.