Ngjarje e rëndë në Tiranë, humb jetën një vajzë e re në QSUT
Një ngjarje tragjike është regjistruar në Tiranë, ku një vajzë e re ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ajo u dërgua me urgjencë në spital pasi dyshohet se kishte konsumuar fostoksinë.
Viktima është identifikuar si Xhuana Nikolli, e cila sipas burimeve paraprake ishte në gjendje të rëndë kur mbërriti në spital. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk arriti t’i mbijetojë helmimit.