Sektorët me pagat më të larta në Shqipëri
Sektori financiar dhe i sigurimeve vazhdon të mbetet më i paguari në Shqipëri. Në këtë fushë, paga mesatare mujore arrin rreth 173 mijë lekë.
Pas tij renditet sektori i informacionit dhe komunikacionit, ku paga mesatare është rreth 131 mijë lekë. Ky sektor ka shënuar edhe rritjen më të madhe të pagave gjatë vitit.