Operacioni i SPAK dhe urdhër-arrestet
Në kuadër të hetimeve, SPAK ka lëshuar 8 urdhër-arreste ndaj personave të dyshuar si pjesë e grupit kriminal. Megjithatë, dy figurat kryesore, Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj, nuk janë arrestuar ende.
Autoritetet dyshojnë se ata janë larguar për t’i shpëtuar operacionit. Ndërkohë hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të grupit.