Atentati ndaj Bledar Birçajt në Vlorë
Një tjetër ngjarje që lidhet me grupin e Hajrullës është vrasja e biznesmenit Bledar Birçaj në maj të vitit 2021. Ai u qëllua me rreth 30 plumba ndërsa ndodhej në automjetin e tij BMW X5.
Hetimet tregojnë se grupi kishte monitoruar për një kohë të gjatë lëvizjet e Birçajt. SPAK dyshon se Hajrulla dhe Matodashaj siguruan mjetet dhe kushtet për realizimin e atentatit.