Një polic pjesë e grupit kriminal
Në dosjen e SPAK përmendet edhe një efektiv policie që dyshohet se bashkëpunonte me grupin kriminal. Bëhet fjalë për Rezart Kuçin, ekspert në policinë shkencore në drejtorinë e Policisë së Kukësit.
Sipas hetimeve, ai dyshohet se u siguronte informacion anëtarëve të grupit dhe kishte rol edhe në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Për këtë çështje janë lëshuar disa urdhër-arreste.