Vrasja e Gentian Qarrit dhe dyshimet e SPAK
Një nga ngjarjet që ka zbardhur hetimi lidhet me vrasjen e Gentian Qarrit në shkurt të vitit 2021 në Vlorë. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi vetëm pak metra larg banesës së tij.
SPAK dyshon se porositës të kësaj vrasjeje janë Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj. Automjeti i përdorur nga autorët u gjet i djegur pak minuta pas krimit, ndërsa autorët u larguan drejt Pyllit të Sodës.