Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin kriminal
SPAK ka zbardhur qindra biseda në aplikacionin e koduar Sky ECC, ku anëtarët e grupit të Inez Hajrullës diskutonin për ndjekjen dhe eliminimin e rivalëve. Në këto komunikime përmendet vazhdimisht edhe Ervis Matodashaj.
Sipas dosjes hetimore, bisedat tregojnë se grupi monitoronte lëvizjet e kundërshtarëve dhe organizonte atentate. Këto prova kanë ndihmuar hetuesit të dokumentojnë disa nga krimet e rënda të grupit.