Dosja e SPAK për “të fortin” e Vlorës
Gazetarja Klodiana Lala publikoi detaje nga dosja e SPAK për Inez Hajrullën, i njohur si “i forti” i Vlorës. Sipas hetimeve, ai drejtonte një nga grupet më të rrezikshme kriminale në qytet dhe ishte në kërkim pas operacionit të zhvilluar më 7 mars në Orikum.
Në dosje përmenden edhe qindra komunikime në platformën Sky ECC mes Hajrullës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Hetuesit dyshojnë se grupi ka organizuar disa atentate dhe ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës drejt Europës.