Borxhi që u rrit nga 25 në 58 mijë euro
Sipas marrëveshjes së ndërmjetësimit, familja Hyseni duhej të paguante 25 mijë euro brenda 10 ditësh. Çdo vonesë do të sillte një penalitet prej 100 eurosh në ditë.
Por sipas tyre, edhe pse paratë iu dorëzuan avokatit për t’u transferuar, pagesa nuk u krye për një vit. Kjo bëri që borxhi të rritej deri në 58 mijë euro.