Shqiptarja që mund të bëhet Zonja e Parë e një landi gjerman
Flavia Zaka, avokate me origjinë shqiptare, mund të bëhet Zonja e Parë e Baden-Württembergut nëse bashkëshorti i saj, politikani Cem Özdemir, arrin të formojë qeverinë e re.
Çifti u martua në Tübingen vetëm dy javë para zgjedhjeve dhe aktualisht jeton në Stuttgart që nga vera e vitit 2025.
Historia e Zakës dhe karriera e saj profesionale po tërheqin interes të madh në Gjermani dhe te komuniteti shqiptar në diasporë.