Kush është Flavia Zaka, shqiptarja që po tërheq vëmendjen në Gjermani
Flavia Zaka është bërë një emër i përmendur në mediat gjermane pas zgjedhjeve në Baden-Württemberg, ku bashkëshorti i saj Cem Özdemir është kandidat për kryeministër.
Ajo ka një karrierë të ndërtuar në fushën e ligjit, me fokus në të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit. Përveç profesionit, Zaka është angazhuar edhe në projekte sociale.
Nëse Özdemir merr drejtimin e qeverisë së landit, Flavia Zaka do të marrë një rol publik më të dukshëm në Gjermani.