Avokatja shqiptare që mund të bëhet Zonja e Parë e Baden-Württembergut
Flavia Zaka, avokate me origjinë shqiptare, mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman Baden-Württemberg nëse bashkëshorti i saj, politikani i Partisë së Gjelbër Cem Özdemir, konfirmohet si kryeministër i këtij shteti federal.
Në zgjedhjet e fundit shtetërore, Partia e Gjelbër mori 30.2% të votave, ndërsa CDU 29.7%. Të dyja partitë siguruan nga 56 vende në parlamentin e landit, duke hapur negociatat për formimin e qeverisë.
Nëse Özdemir arrin të krijojë qeverinë, Flavia Zaka pritet të marrë një rol më të dukshëm publik dhe të tërheqë vëmendjen e mediave gjermane dhe diasporës shqiptare.