Shqipëria përballet me një tjetër vendim arbitrazhi ndërkombëtar
Pas rastit të Francesco Becchettit, Shqipëria rrezikon të përballet me një tjetër vendim të rëndë financiar. Gjykata amerikane ka lejuar që të ndërmerren masa për konfiskimin e aseteve shqiptare jashtë vendit.
Vendimi vjen pas një arbitrazhi ndërkombëtar që i dha të drejtë kompanisë GBC Oil për një kompensim prej 12.7 milionë dollarësh. Autoritetet shqiptare ende nuk kanë ndërmarrë hapa për ekzekutimin e këtij vendimi.