Vendimi i rëndë nga gjykata amerikane, Shqipëria përballet me konfiskim asetesh
Një gjykatë federale në Uashington ka dhënë një vendim që mund të sjellë pasoja të rënda financiare për Shqipërinë. Kompania “Omni Bridgeway” ka marrë të drejtën të konfiskojë asete shqiptare jashtë vendit për të ekzekutuar një vendim arbitrazhi prej rreth 13 milionë dollarësh.
Vendimi lidhet me një konflikt të gjatë mes shtetit shqiptar dhe kompanisë GBC Oil. Çështja nisi pas ndryshimeve në taksat dhe koncesionet e naftës, të cilat sipas kompanisë shkaktuan humbje të mëdha financiare.